Kosova
Javë të stuhishme/ Paralajmërimi i fortë i Macron
Presidenti i Francës, Emanuel Macron në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke perfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe
Ai eshte shprehur se shpreson që Kosova do marrë vendime të guximshme dhe të nevojshme.
“Javët e ardhshme do te jene vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, e cila ne veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve te reja lokale në very me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoi qè Kosova te marre vendime te guximshme që janë te nevojshme dhe qe do t’i mundësoje asaj te përparoje ne trajektoren e saj evropiane” – ka deklaruar presidenti francez, i cili gjithashtu ka lavdëruar “përparimin mbresëlënës të bërë nga Kosova që nga pavarësia, 16 vjet më parë”.
Presidenti francez ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen me reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke vlerësuar se sfidat e vitit 2024 janë të shumta për shkak të luftës në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Macroni ka deklaruar se “në këtë kontekst shumë të pasigurt ndërkombëtar, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një sfidë parësore”.