Zv.presidenti amerikan JD Vance gjatë takimit me trupat amerikane në bazën hapësinore amerikane në Groenlandë, ka deklaruar se SHBA nderon sakrificat e ushtarëve danezë që luftuan me SHBA-në në “luftën kundër terrorit 20 vjet më parë”.JD Vance e filloi fjalimin e tij duke falënderuar trupat e mbledhura që i bënë “një pritje të ngrohtë në një vend shumë, shumë të ftohtë”.

Duke iu drejtuar trupave amerikane, nënpresidenti JD Vance tha se “ne respektojmë vetëvendosjen e grenlandezëve”.

Ai shtoi se ka sjellë një mesazh nga presidenti Trump, për të cilin thotë se është “mirënjohës për shërbimin tuaj” dhe “krenar për ju”.

Ai shton se puna që po bëjnë është e rëndësishme për sigurinë kombëtare.

Zëvendëspresidenti  Vance kritikoi Danimarkën, duke thënë se zona përreth bazës hapësinore Pituffik është “më pak e sigurt” sesa ishte 30-40 vjet më parë.

Ai tha se ndërsa Rusia dhe Kina janë “interesuar gjithnjë e më shumë për këtë bazë”, aleatët tanë në Evropë nuk kanë vazhduar.

Sipas zv/presidentit amerikan, partneritetet e rëndësishme të sigurisë nga e kaluara nuk do të thotë se ata nuk mund të kenë biseda të vështira me partnerët në të tashmen.

“Mesazhi ynë për Danimarkën është i thjeshtë, ju nuk keni bërë një punë të mirë për popullin e Grenlandës. Kjo është arsyeja pse politika e Trump është ajo që është”, tha Vance.