Connect with us

Pinknews

“Je jashtë loje! Nuk ke më mbështetje”/ Juli ia thotë “troç” Meritonit

Pas përfundimit të primet mbrëmjen e djeshme, Julian Deda ka biseduar me Meriton Mjekiqin dhe Jetmir Salaj.

Aktori i tha moderatorit se kur ka qenë në një romancë brenda shtëpisë ka pasur një mbështetje të madhe nga publiku, por tashmë që e dashura e tij ka dalë nga “BBVIP” çdo gjë është ndryshe.

“Për mua je jashtë lojë sepse je vetëm”– u shpreh Juli, ndërsa Meritoni thjeshtë tha “Ok”, duke e aprovuar mendimin e aktorit.

Pjesë nga biseda:

Juli: Loja jote ka ndryshuar më shumë sepse nuk e ke më një mbështetje. Kishe romancën vëlla, romanca është një gjë e fortë, nuk ndodh çdo ditë. Dhe ti dije këtë gjë. Një sasi të mirë shikueshmërie e merje nga ajo dhe çfarëdo që të bëje tjetër ti mjaftoje që të ishe aktiv

Jetmiri: Unë nuk e shoh ashtu

Meritoni: Lëre të flasin se s’ka gjë

Juli: Për mua je jashtë loje sepse je vetëm

Meritoni: Ok

Juli: Kjo vetmia ty të ka çingranu sepse je mësuar ti kesh krahët e ngrohta

Advertisement