Aktualitet
“Jemi çuna të mirë, nuk jemi kështu”/ Pasi u rrah LIVE dhe u detyrua të kërkojë falje, reagon sërish “Diamanti Blu”

Pas publikimit të videos virale nga JOQ ku tiktokeri i njohur si “Diamanti Blu” u dhunua gjatë një transmetimi “live” në TikTok dhe ka thyer heshtjen duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.
Në një video të re të publikuar në profilin e tij, Diamanti sqaroi se gjithçka lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme dhe ofendime reciproke mes tij dhe personave të tjerë. Sipas tij, episodi nuk ishte gjë tjetër veçse një konflikt i momentit.
“Kush më ka share, e kam share. Kam parë drejtimin tim. Unë s’është se kam gabime, ndonjë gabim të vogël mund ta kem, po çfarë të bëjmë, janë gjëra që ndodhin,” – tha ai, duke theksuar se nuk e konsideron veten problematik.
Tiktokeri shtoi se pavarësisht asaj që ndodhi, publiku duhet të kuptojë se “jemi çuna të mirë, nuk jemi kështu”, duke tentuar të qetësojë spekulimet që qarkulluan pas videos virale.
Ky reagim erdhi pasi momenti kur ai u qëllua me shuplakë gjatë transmetimit u shpërnda masivisht në rrjet, duke ngjallur aludime se përplasja lidhej me konflikte të vjetra mes tij dhe të tjerëve në platformë.

