Connect with us

Aktualitet

‘Jemi këtu prej 5 orësh’, flet një prej 300 banorët e bllokuar: Shteti nuk ka reaguar

Një prej qytetarëve që ka mbetur e bllokuar në Qafë Murriz, ka deklaruar se prej 5 orësh janë bllokuar nga dëbora.

Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga shteti, teksa apelon sërish për ndihmë.

“Ndodhemi prej 5 orësh të bllokuar. Policia nuk është në vendngjarje, dhe furgoni që unë po udhëtoj bashkë me fëmijët është pa zinxhirë. Shteti nuk ka ndërhyrë fare. Duket sikur nuk ka asnjë interes. Nuk e di ku do e kalojmë natën, duhet të na informojë shteti. Po qëndrojmë të gjithë në një lokal”.

Advertisement