Kronike
“Jemi të tronditur”/ Flasin banorët e Memaliajt: Shyqo ishte hallexhi
“Jemi të tronditur”. Këtë fjali e thotë çdo qytetar i Memaliajt. Ngjarja e rëndë që ndodhi në mbrëmjen e së shtunës mori jetën e e tre personave që jetonin në këtë qytet.
Banorët thonë se që të tre viktimat rrjedhin nga familja të mira dhe aspak problematike dhe se atentati ku shenjestër kishte Shaqo Kalemin është i pazakontë pazakontë në një vend si Memaliaj ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin.
“Të tre i njoh, shuma çuna të mirë. Jem tronditur shumë”, thotë një banor.
“Shyqo punonte në lokal, hallexhi. Se ç’kanë ata nga brenda, nuk e dimë. Ishin njerëz të mirë”, shprehet një tjetër qytetar.
Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.
Ndërkohë vëllai i viktimës, Adriatik Kalemi i cili mori plagë të rënda ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Gjirokastrës. Pas atenatit, autorët e krimit janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në një fshat kanë djegur makinën më të cilën kryen vrasjet.