Politike
Jeni dashuruar me Dumanin/ Flamur Noka zihet me gazetarët: Ju jeni skllevër o të mjerë
Flamur Noka sulmoi gazetarët që mbrojnë drejtësinë e re, SPAK dhe kreun e këtij institucioni Altin Dumani.
Gazetarët i sollën në vëmendje Nokës gjatë një debati televiziv, se përkundrejt tezës së PD se SPAK dhe kreu i saj janë të kapur nga Edi Rama, sipas sondazheve, SPAK rezulton institucioni me besimin më të madh nga ana e publikut.
“Ju të dashuruarit e Dumanit, ju që dashuroni Dumanin, po ju kthej një përgjigje, vazhdoni dashurojeni.
Ju të dashuruarit e Dumanit duhet të mësoni një gjë, nuk jeni njerëz të lirë, në një vend ku nuk ka votë të lirë nuk ka njerëz të lirë, ka skllevër që dashurojnë skllavërinë.
Ne të opozitës kemi vendosur të mos jemi skllevër, ju vazhdoni përqafoni skllavërinë”, u përgjigj Noka.