Rajon
Jeni njësoj si mafia dhe grupet terroriste/ Rusia sulmon BE-në për Vuçiçin

“Nëse i trajtojnë anëtarët potencialë per ne Bashkimin Europian, me kaq arrogance siç edhe beni ju, çfarë do të ndodhë kur një vend të bjerë plotësisht nën vullnetin e huliganëve te Unionit?”.
Me këto fjalë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, iu përgjigj paralajmërimit të BE-së ndaj presidentit Vuçiç për vendimin e tij për të vizituar Moskën më 9 maj.
Gjithashtu sipas Zakharovës, Bashkimi Europian po shpërfill demokracinë dhe po vepron njësoj si mafia dhe grupet terroriste.
“Kështu vepronin piratët dikur, kështu vepron sot mafia, kështu veprojnë shantazhuesit dhe kriminelët, kështu veprojnë sot grupet terroriste. A ka ndonjë të mirë ky “Komision Evropian” që ka adoptuar metoda banditeske për të bërë biznes” – ka theksuar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova

