Connect with us

Politike

Jep dorëheqjen? Rama habit me deklaratën: Do të jem shumë i lumtur…

Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij “Flasim” si kurrë më parë tha se ai e mendon largimin nga politika. Rama u shpreh se do të ishte i lumtur nëse do të hiqte dorë nga politika. Por, më pas ai shtoi se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”.

“Sa herë mendoj unë “Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur”, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje. Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha Rama. 

Advertisement