Connect with us

Rajon

Jeta e Mitsotakis në rrezik/ Një dron rus sulmon makinën e kryeministrit grek në Ukrainë

Një dron i dyshuar rus ka shpërthyer vetëm pak metra larg autokolonës që transportonte kryeministrin grek në Ukrainë, bëjnë me dije mediat e vendit fqinj.

Sips të dhënave paraprake, droni ka shpërthyer shumë pranë makinës ku ndodhej presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensku, dhe vetëm 150 metra larg autokolonës me kryeministrin grek.

Stavros Papastavrou, politikan grek i cili ishte pjesë e delegacionit në Ukrainë tha për mediat greke se “të gjithë janë shëndoshë e mirë”

Kryeministri grek mbërriti në Ukrainë pa paralajmërim me qëllim që të qëndronte disa orë përpara se të shkonte në Bukuresht për Samitin e PPE.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në Odessa, u lëshua alarmi për sulme ajrore.

Mediat lokale raportojnë se Odessa u godit ose nga një raketë Iskander ose një raketë Onyx. Zyrtarisht nuk është bërë asnjë njoftim lidhur me këtë sulm.

Komanda ushtarake e Odesës u bëri thirrje banorëve rreth orës 14:00 të mesditës së sotme që të shkonin në strehimore. Sipas përdoruesve të Telegram, pesë persona u vranë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmi.

Mediat ukrainase shkruajnë se Greqia dhe Ukraina pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët për incidentin.

Advertisement