Bota
“Jeta në tokë do të zhduket”, Elon Musk tregon planet për zhvendosjen në Mars

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars
Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southwest dhe, më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim.
Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë. Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar.
Musk është gjithashtu duke punuar për ta realizuar këtë vizion. Sipas njoftimeve të fundit, SpaceX planifikon të dërgojë raketën Starship drejt Marsit deri në fund të vitit të ardhshëm, me robotin humanoid të Teslës, Optimus, që do të jetë ndër pasagjerët e parë. Nëse ky mision ka sukses, Musk shpreson që njeriun mund të arrijë të ulet në Mars deri në vitet 2029-2031.
Megjithatë, Musk e ka pranuar se jeta në Mars do të jetë një sfidë e madhe. Pa oksigjen, temperatura ekstreme dhe rrezatim të dëmshëm, ai e ka cilësuar atë si një “kurth vdekjeprurës”. “Është një udhëtim i gjatë dhe mund të mos kthehesh gjallë”, tha ai duke pranuar vështirësitë e këtij plani të ambicioz.

