Kosova
Kurti: Jam i gatshëm të takohem me Vuçiçin
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai tha se është gati kurdo që të caktohet takimi i radhës.
Kurti ka deklaruar se në takimin e sotëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes dhe zbatimin e asaj për energjinë në veri.
“Kur të na thërrasin jemi të gatshëm që të zhvillojmë takimin e radhës, por në ndërkohë duhet të vijmë në arat që punohen, në çerdhet që na dhurohen. Jeta vazhdon”, deklaroi Kurti.