Bota
Jim Jordan humbet sërish, nuk arrin të zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
Republikani Jim Jordan humbi sërish të premten një votë të tretë për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, duke e lënë dhomën të paaftë t’i përgjigjet kërkesës së Presidentit Joe Biden për ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin.Kundërshtimi ndaj kandidaturës së tij nga brenda partisë së tij u rrit, 25 ligjvënës republikanë votuan kundër tij, më shumë se 22 që kishin kundërshtuar në raundin e dytë të mërkurën. Jordan mori 194 vota, shumë më pak se 214 vota që i nevojiteshin për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.Dhoma e Përfaqësuesve po bën 3 javë pa kryetar dhe nuk mund të miratojë asnjë pagesë dhe as kërkesën e Joe Biden për një paketë prej 106 miliardë dollarësh të sigurisë kombëtare që do të forconte sigurinë kufitare të SHBA dhe do të dërgonte miliarda në Izrael dhe Ukrainë.Në një konferencë shtypi përpara votimit, Jordan tha se Dhoma e Përfaqësuesve kishte nevojë të zgjidhte një kryetar në mënyrë që të mund të merrte ndihmë për Izraelin dhe çështje të tjera.