Kosova
Jo çdo e keqe vjen për keq/ Sulmi terrorist në Banjskë, përshpejtoi vullnetin e Perëndimit për marrëveshjen
Belgzim Kamberi, nga Instituti “Musine Kokalari” është shprehur se që në fillim Kosova e Serbia kanë pranuar një marrëveshje, duke mos “diskutuar për zbatimin e saj në terren”. Ai gjithashtu theksoi sulmi terrorist në Banjskë vetëm sa e ka përshpejtuar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen.
“Ajo që ka rëndësi në takimin e 26 tetorit në Bruksel, është të shihet se a ka realisht forcë Bashkimi Europian për të bindur Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin për të zbatuar marrëveshjen dhe se a do të jetë ajo bilaterale apo unilateral” – potencoi Kamberi
Kujtojmë se në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç pritet të kenë takime me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Nuk duket se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës, ka ndryshuar formatin e dialogut, por vetëm sa ka përshpejtuar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Banjska gjithashtu tregon se ajo duhet të zbatohet sa më shpejt. Pikëpyetja kryesore është interesimi i madh i emisarëve për të takuar të dy liderët, dhe a ka realisht forcë Bashkimi Europian për të bindur Kurtin dhe Vuçiçin për të zbatuar marrëveshjen, si edhe a jemi duke shkuar rreth një marrëveshjeje bilaterale apo unilaterale”