Sport

Jo më pjesë e Barcelonës, Mesi transferohet tek…

Barcelona pret që Lionel Mesi të largohet drejt Mançester Sitit me parametër zero në përfundim të këtij sezoni. 

33-vjeçari, i cili i ka prishur totalisht marrëdhëniet me presidentin Bartomeu, kërkoi të largohej në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, por ata nuk pranuan t’ia plotësojnë dëshirën duke e detyruar që të respektojë deri në fund kontratën.

Numri 10 dëshironte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola te Mancester Siti, madje arriti edhe akordin me “Qytetarët”, të cilët shpresojnë ta transferojë verën e ardhshme.

Transferimi i tij në “Etihad” do të varet shumë nga e ardhmja e Guardiolës atje. Kontrata aktuale e teknikut katalanas skadon verën e ardhshme dhe pa të në krye të Sitit, Mesi mund t’i ndryshojë planet e tij. Mesi dhe Guardiola ngritën dy herë trofeun e Ligës së Kampioneve gjatë viteve të tyre në Barce- lonë.

Por lidhjet e Mesit me Sitin nuk përfundojë këtu. Në “Etihad”, ai do të mund të bashkohej edhe me shokun e tij të ngushtë, Serxho Agueron. Golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit bëri humor pak ditë më parë, duke thënë se lidhja e atyre të dyve është si ajo e një çifti të moshuarish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version