Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Jo sulm terrorist, por sulm shtetëror i Serbisë/ Opinioni i Bugajskit

Analisti Janush Bugaiski, duke komentuar ngjarjet e 24 shtatorit në Veri të Kosovës, tha se “nuk do e quante thjesht një sulm terrorist. Mendoj – tha ai – se ishte një sulm shtetëror nga Serbia kundër Kosovës.

“Qartazi, sulmi u orkestrua nga qeveria serbe, nga shërbimi i sigurisë së Serbisë dhe qëllimi ishte të provokonte më tej tensionin dhe paqëndrueshmërinë si edhe për të matur pulsin për veprime të mëtejshme. Mendoj se është pjesë e një motivi përshkallëzimi që Vuçiçi do e përdorte herë pas here për të minuar sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës” – deklaroi Bugajski

I pyetur nëse me deklaratën e tij, se ishte ai organizatori I grupit te armatosur, përfshirjen e Beogradit zyrtar, Milan Radoiçiç mbrojti  presidentin serb nga akuzat, analisti Bugajski u shpreh: Më kujton mënyrën se si Moska refuzonte të kishte dorë në sulmin në Krime e cila çoi në aneksimin e Krimesë. Deklarata të tilla nuk gënjejnë askënd. Të dhënat tregojnë se shërbimet e inteligjencës së Serbisë, shërbimet e sigurisë së Serbisë, paratë serbe dhe pajisjet luftarake të Beogradit nga Serbia janë duke përshkallëzuar krizën në rajon dhe janë të përqendruar kryesisht në Kosovë.

Advertisement