Connect with us

Kosova

Jo vetëm Kosova/ Vjen parashikimi i keq për Ballkanin: Edhe këto shtete po ‘rrezikohen’ nga Serbia

Duke folur në lidhje me situatën e sigurisë ne rajon dhe vecanrisht per marredheniet Prishtine-Beograd, politologu bullgar, Dr. Anton Pançev u shpreh se Serbia po rrezikon sovranitetin e disa shteteve, jo vetëm të Kosovës. Megjithatë, duke parë prezencën e trupave të NATO-s, ai tha se Serbia nuk do jetë në gjendje të nis një konflikt të hapur.

“Problemet me stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë cak i Serbisë dhe i agjendës së saj nacionaliste janë të shumta, sepse Beogradi rrezikon integritetin territorial, sovranitetin, pavarësinë e Kosovës, të Bosnjës, të Malit të Zi, kontrollon dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut. Mendoj se Serbia nuk është në gjendje që të fillojë ndonjë konflikt të hapur, sepse nuk i ka resurset e nevojshme që t’i kundërvihet NATO-s, por do t’i përforcojë veprimet e saj diversive duke thelluar problemet ndëretnike në disa vende dhe duke e bllokuar procesin eurointegrues përmes politikanëve të kontrolluar prej Beogradit. Nga kjo lloj politike e Serbisë, dëmtohen edhe pakicat serbe në vendet fqinje, sepse nuk mund të integrohen në shtetet ku jetojnë dhe rrjedhimisht do te humbin perspektiva ekonomike, sociale dhe kulturore” – theksoi politologu bullgar.

Anton Pançev specifikisht foli edhe për mundësinë e një inkursioni serb në veri të Kosovës, dhe tha se shteti serb nuk do ndërhyjë ushtarakisht, por vetëm dëshiron destabilizimin e kësaj pjese të Kosoves.

“Gjithmonë mund të presim ndonjë incident si ai në Banjskë, sepse grupet ekstremiste serbe nuk janë shpërbërë dhe përdoren si instrument nga Beogradi për te tensionuar situatën në momente të caktuara” – potencoi Pançev.

Advertisement