Pinknews
Jo vetëm në muzikë, Ronela Hajati tashmë ka dhe një tjetër profesion
Ronela Hajati është padyshim një ndër personazhet më të komentuar të shoëbizzit shqiptar. Ndarja pas disa vitesh së bashku me Young Zerkën e kanë vënë Ronelën në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Megjithëse shumë e suksesshme në muzikë, Ronela ka vendosur t’i përkushtohet dhe një pasioni tjetër.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ronela ka bërë me dije se ka marrë titullin Asistente avokate dhe ndihet tepër krenare për këtë. “Po t’keni naj hall a naj problem.”, ka shkruar këngëtarja me humor në Instastory. Këtë verë, këngëtarja publikoi këngën dedikuar ekipit të Tiranës me rastin e 100-vjetorit të skuadrës.
Ajo ka paralajmëruar dhe disa projekte të reja, mes të cilëve dhe një bashkëpunim me këngëtarin e huaj Jay Santos, megjithëse nuk ka bërë me dije se kur do të publikohen.