Connect with us

Aktualitet

Jo vetëm TIMS, goditet edhe sistemi i kamerave

Pas atij në korrik, Irani ka goditur Shqipërinë me një tjetër sulm kibernetik. Hakerat kanë sulmuar këtë herë sistemin më të rëndësishëm informatik, atë të rregjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar. Sulmi ka nisur mbrëmjen e djeshme.

Përveç TIMS,  NTV.AL mëson se iranianët kanë hyrë edhe në sistemin e kamerave të pikave kufitare

Sulmi pason vendimin e tre ditëve më parë të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si reagim ndaj sulmit masiv kibernetik të muajit korrik. Sulmet iraniane ndaj vendit tonë janë dënuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Dje SHBA njoftoi sanksione të reja ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke përmendur mes këtyre aktiviteteve, sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

REAGON MINISTRIA E BRENDSHME

Ministria e Brendshme ka dhënën informacione mbi sulmin kibernetik mbrëmjen e të premtes në sistemin TIMS në Shqipëri.

Në reagimin zyrtar bëhet me dije se nga sulmi kibernetik janë prekur sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, njëso si në sulmin e muajit korrik mbi e Albania.

“Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë”, thuhet në njoftimin për mediat.

“Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht”, tha ministria e Brendshme teksa njofton se shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë.

Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik. Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë. Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë. Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast.

Advertisement