Kosova
Joe Biden do njohje dhe asociacion
Shefja e USAID’it, Samantha Power, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti ka dhënë mesazhet e Administratës Biden për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit të arritur mes dy vendeve.
Ajo tha se ka patur bisedime të gjera dhe ka theksuar se është urgjente krijimi i Asociacionit dhe zbatimi i marrëveshjes
Power u shpreh se shpreson që Kosova dhe Serbia ta permbyllin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Shefja e USAID’it tha se mesazhet për kushtet amerikane te Asociacionit janë dërguar përmes Këshilltarit Special, Derek Chollet dhe të dërguarit për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe deklaroi se pozicioni i SHBA-së ka qenë gjithmonë që procesi i normalizimit të përfundojë me njohje reciproke.