Connect with us

Bota

“Joe gjenocidi! Fëmijët po vdesin!”, aktivisti pro palestineze ndërpret fushatën e Biden

Një aktivist pro-palestinez ka ndërprerë presidentin amerikan Joe Biden teksa po mbante një fjalim për fushatën në Atlanta në shtetin jugor të Xhorxhias, në kuadër të garës për zgjedhjet presidenciale.

“Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”, dëgjohet të thotë ai.

Mediat lokale thanë se protestuesi u tërhoq zvarrë nga personeli i Shërbimit Sekret.

Më pas, Biden tha se ai nuk mërzitej me “pasionin” e protestuesit.

 

Udhëheqësi amerikan shtoi se “ka shumë palestinezë që po viktimizohen padrejtësisht”.

Advertisement