Connect with us

Pinknews

Jonida flet për herë të parë për ndarjen: Divorci është dështimi im

Në një intervistë për Ardit Gjebrean, teksa udhëtonin me makinë për në Gjirokastër, Jonida Maliqi foli për herë të parë për një nga lajmet më të komentuara rreth jetës së saj private: divorcin. E pyetur nga Gjebrea për këtë vendim, Jonida fillimisht u shtang duke e pyetur moderatorin nëse e kishte seriozisht që po ia bënte këtë pyetje e më pas i kërkoi të ishte i limituar në pyetjet e tij. Pasi e mori konfirmimin nga Gjebrea për të mos e ngacmuar shumë tek kjo pjesë, Jonida tregoi se divorci ka qenë i vështirë për të dhe vendimin e mori ajo. Këngëtarja u shpreh se nuk ishte e lehtë të ndahej nga personi me të cilin ka kaluar gjysmën e jetës dhe nga dashuria e saj e parë duke qenë se ka kërkuar gjithmonë një familje perfekte.

Rrëfimi i Jonidës: “Ishte shumë e vështirë dhe duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime, 17 vjet. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, kanë kaluar tashmë 3 vjet. Gjithçka erdhi si pasojë e konsumit, e disa arsyeve të tjera, të cilat do doja të mbeteshin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy. Për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin…
Ardit unë jam rritur me një familje shumë të shëndetshme dhe jam rritur me frymën që gjithmonë do të kisha një familje ideale, familjen perfekte. Dhe ishte ëndrra ime ta realizoja me sukses. Divorcin e quaj si një dështim timin. Duke marrë në konsideratë, që unë jetoja me një standard jetese shumë të mirë, jam munduar të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht tani ka qenë më e vështirë sepse jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir. Por forca dhe energjia për të punuar nuk më ka munguar. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Jam e bindur që shumë femra e gjejnë veten tek unë. Është shumë e vështirë të marrësh një inisiativë të tillë. Kam qenë si Liza në Botën e Çudirave kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri sublime. Kur rritesh vë logjikën mbi ndjenjat”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *