Politike
Jonida Shehu: SPAK-u është në pikë kritike, duket sikur sapo kaloi adoloshencën
Gazetarja Jonida Shehu, deklaroi se zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut vjen në një moment tejet delikat për institucionin. Sipas saj, prokuroria e posaçme është futur në një fazë kritike dhe duket sikur ‘sapo ka kaluar adoleshencën’.
Në analizën e saj, Shehu theksoi se debati se ‘i kujt është Klodian Braho’ apo çështjet e veçanta nuk duhet të errësojnë vështrimin më të gjerë për rrugëtimin institucional të SPAK-ut.
Shehu e cilësoi periudhën e drejtimit të Altin Dumanit si ‘kapitullin e adoleshencës’, kur SPAK-u ‘filloi të rritej me shpejtësi’, duke ndërmarrë aksione të forta dhe të paprecedenta.
Sipas Shehut, kapitulli i mbyllur sot shënon fundin e adoleshencës së SPAK-ut, ndërsa institucionit i duhet të hyjë në një fazë të re të pjekurisë dhe stabilitetit.
‘Të thuash i kujt është Klodian Braho, i këtij apo i është i atij. Unë dua të bëj një përmbledhje si e kam parë unë. Domethënë gjithë këtë histori dhe besoj më ndihmon mua të paktën, t’i shohË gjërat në, në mënyrë pak më të distancuar, si do i shohim nesër këto ngjarje që kanë ndodhur. Duke ikur pa këtyre dosja x, dosja y, emri i x apo emri i y.
E para faza në të cila në të cilën ndodhet SPAK-u tani në këndvështrimin tim është le të themi një fazë shumë kritike.
Në qoftë se do ta përshkruanim ndryshe që nga ideja për t’u ndërtuar një organ i tillë bashkë me të tjera brenda paketës për drejtësinë e re, që le të themi ishte ideja për të ngjizur diçka që nuk ishte menduar më parë, për të reformuar një sektor që në fund të ditës nuk ishte dhe gjëja më e thjeshtë që politika duhet të bënte, vinte me trysni shumë të madhe nga jashtë.
Ajo ishte faza e parë.
Faza e dytë ishte konstituimi i të gjithë këtyre institucioneve, me në krye SPAK-un, meqë SPAK-u është ai që e hap lojën pastaj për të gjithë këto procese. Nuk besoj që e morën seriozisht në fillim. Thanë, po bëjmë një gjë, na e kanë kërkuar ndërkombëtarët, do marrim kreditë e politike e të tjerë e të tjerë.
E treta ishte Arben Kraja po themi, kapitulli i parë, fillimi i punës. Deri aty, askush, as ne s’kishim pritshmëri të mëdha, po edhe politika besoj ka qenë shumë e qetë. Do ndërtohej një institucion, do bënim një drejtësi, po nuk e dinin çfarë efektesh do të kishin dhe unë besoj që as në ëndrrën më të keqe nuk e mendonin që do të do të ishin në një kohë kaq të shkurtër ëh, duke u konfrontuar me këtë institucionin apo me këto institucionet që i ndërtuan vetë.
Nuk është e thjeshtë të ndërtosh një institucion apo një zinxhir institucionesh, një kulturë shtetërore dhe demokratike në një vend si Shqipëria. Dhe ne këtë e dimë, por do ta prek pak më vonë.
Faza e katërt ishte Altin Dumani. Domethënë, në qoftë se ne do t’i mendonim si ide, përngjizje, ngjizje, lindje, edhe fëmijërinë, domethënë, në vitet e para të institucionit, Altin Dumani e drejtoi këtë institucion, apo le të themi, sot ne mbyllëm kapitullin e adoleshencës së institucionit. Ishte faza e parë kur ti e ke mbaruar rritjen, domethënë, ti je aty me Dumanin në krye.
Kjo periudha që e drejtoi Dumani dhe që mbyllet sot, ishte në sytë e mi një fazë adoleshence, ku ti shkon përtej, fillon me aksione të vërteta. Ti shkon dhe fillon me arreste, domethënë shkon direkt te maja, pavarësisht se procesi i inceneratorëve ishte shumë foshnjarak, po themi, gjithë ai procesi i parë që pamë, me arrestimet e Lefter Kokës që u lirua sot, Alqi Bllakos e të tjerë e të tjerë, që është ajo, ajo është një dosje akoma e pa ezauruar, por nuk dua të hyj te dosjet, dua ta shoh institucionin në faza siç e konsideroj unë, po themi, ë, mënyrën si duhet parë në këtë moment. Shkoi për herë të parë, dhe bëri realisht disa gjëra për herë të parë. Siç le të themi adoleshent, adoleshenca i ka si tipare’, tha ndër të tjera, gazetarja Jonida Shehu