Pinknews
Jori bën rrëfimin ndryshe: Nuk e di pse kam ngrënë aq shumë dru nga prindërit
Jori ka rrëfyer episode nga fëmijëria e saj duke mos pasur frikë për të zbuluar edhe një detaj jo aq të mirë.
Ajo tha se kur ka qenë e vogël e kanë rrahur prindërit. Ajo thotë se asnjëherë nuk e ka kuptuar pse kjo ka ndodhur dhe sepse ka qenë nxënëse shumë e mirë.
“Tani unë qesh, por kur isha e vogël më rrihnin mua. Po, sinqerisht nuk e kuptoj se pse kam ngrënë aq drru kur isha e vogël. Se unë isha dhe shumë e mirë në shkollë, merrja nota shumë të mira, isha me të gjitha 10,” tha Jori.