Connect with us

Kosova

Joseph: Kosova të nisë menjëherë formimin e Asociacionit

Profesori amerikan Edward P. Joseph, një ndër mbështetësit e palëkundur ndërkombëtarë të Pavarësisë së Kosovës, gjatë një interviste eshte shprehur se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit janë ligjërisht obliguese dhe aty ka shumë përfitime të rëndësishme për Kosovën, që është dëmtuar rëndë nga status quo-ja, prej të cilës përfiton vetëm Serbia

Duke folur për nenin 7 të marrëveshjes, që përmban “vetëmenaxhimin për komunitetin serb në Kosovë”, ai u shpreh se ky nen kërkon që Kosova të “nis menjëherë asociacionin”.

ShBA-ja insiston që vetëmenaxhimi apo Asociacioni do të jetë strikt në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe jo pengesë në ndonjë formë për funksionalitetin e saj.

Advertisement