Connect with us

Kronike

“Joshnin” adoleshentët dhe u jepnin drogë e lëndë të rrezikshme, 3 në pranga në Fier

Tre shtetas janë arrestuar në Fier pasi reklamonin lojëra me kompjuterë për fëmijë dhe adoleshentë në katin e parë të një lokali, të cilin e kishin përshtatur për përdorim droge dhe shitje të lëndëve të rrezikshme për shëndetin, konkretisht me tullumbace me azot.

Si pasojë e konsumimit të tullumbaceve me azot, një 15-vjeçar ka shkuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Të arrestuarit janë Gëzim Xeba, Romeo Xeba dhe Elios Lame.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bombol me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tullumbace që shërbenin për t’i mbushur me Azot dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Advertisement