Politike
Jozefina Topalli: Do zhdukemi nëse fiton Rama
Drejtuesja e qarkut politik të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se PD-ja do të pranojë të zhduket nëse fiton kryeministri Edi Rama.
E ftuar në Quo Vadis, në Vizion Plus, Topalli tha se Shqipëria praktikisht po zhduket me largimin e të rinjve për shkak të keqqeverisjes dhe në këtë mënyrë do zhduket Opozita gjithashtu.
Ne do pranojmë që të zhdukemi sepse ne po zhdukemi, nëqoftëse ne nuk pranojmë se po zhdukemi ne kemi një problem të madh me veten dhe kjo të stopohet duhet të bëhet diçka e madhe e fortë, e ka emrin ndryshim dhe ky ndryshim duhet të filloj që tani,”- tha Topalli.
Në të njëjtën kohë, Topalli ka akuzuar qeverinë për keqqmenaxhim të buxhetit duke thënë se ka rritur borxhin publik dhe nuk ka rritur pagat.
Ajo theksoi se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet, borxhi publik ishte nën kontroll dhe pagat u dyfishuan.