Connect with us

Rajon

“Ju e keni njohur pavarësinë e Kosovës”/ Brnabiç-opozitës serbe: Dëshironi të shihni Kurtin në krye të Serbisë

Ana Brnabiç kryeministrja e Serbisë dhe kandidate për kryetare të Kuvendit, në seancën e sotme tha se deputetët e koalicionit “Serbia kundër dhunës” në vitin 2022 në Vjenë tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është pasqyra juaj”, tha Ana Brnabiç duke iu drejtuar opozitës dhe duke treguar një dokument.

“Kjo është një deklaratë e nënshkruar nga “Serbia kundër dhunës”. Ju dhe Albin Kurti. Që Kosova të bëhet urgjentisht anëtare e OKB-së. Prandaj nuk duhet të thoni asnjë fjalë. Ju jeni një Kosovë e pavarur tashmë e pranuar dhe prandaj ju mbështesin që të vini në pushtet, ju që keni thënë gjërat më të bukura për Albin Kurtin, ju që keni thënë se do të dëshironit ta shihni Albin Kurtin në krye të Serbisë”, shtoi Brnabiç.

Advertisement