Connect with us

Politike

Ju jeni llum/ Gazetari-Mehmetajt: Meta juaj është në burg, nuk frymëzoni

Studio e Quo Vadis  është kthyer në një arenë të fortë debati.

Gazetari Flogert Muça theksoi se një nga arsyet se pse Rama fiton zgjedhjet nuk vjen pasi ai është i fortë, por kundërshtarët që ai ka përballë Sali Berisha dhe Ilir Meta janë më pak të besueshëm.

Deklarata e gazetarit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të isgh-deputetes Kejdi mehmetaj, e cila tha se kryetari i saj Ilir Meta është në burg prej Sorosit.

Pjesë nga biseda:

Muça: Ju i çfrymëzoni, nuk frymëzoni.

Mehmetaj: Tërhiqe mbrampsh.

Muça: Llum komplet jeni. E keni në burg.

Mehmetaj: Nuk e pranoj.

Muça: Ju jeni jokoherentë.

Mehmetaj: Jemi apo sjemi të votuar.

Muça: Ju keni mbaruar punë.

Mehmetaj: Me sa përqind kam dalë në zgjedhjet e kaluara, kam marrë 120 mijë vota.

Muça: Tani je 1%.

Mehmetaj: Ku, USAD atje?

Muça: Edi Rama nuk fiton se ëhstë më i miri, fiton se ata që kanë përballë janë më të pabesueshëm.Të gjitha këto që thonë këta në studio janë të pavërteta.

 

Advertisement