Connect with us

Pinknews

‘Ju prehtë shpirti në paqe’/ Xhovana Nikolli reagon për vdekjen e Themollarit

Xhoavana Nikolli ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se fqinji i saj Enea Themollari ndërroi jetë pas dëmtimeve që kishte marrë nga shpërthimi i sasisë së tritolit vendosur pranë derës së shtëpisë së saj. Teksa në foton e profilit ka vendosur një shirit të zi, Xhovana Nikolli shkruan në Instastory se i shpreh ngushëllimet familjes së Eneas.

FOTO/ "Ju prehtë shpirti në paqe!" Me shiritin e zi në

“Ngushëllime familjes së Eneas. Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje…Ju prehtë shpirti në paqe”, shkruan Xhovana Nikolli në Instastory.

FOTO/ "Ju prehtë shpirti në paqe!" Me shiritin e zi në

26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Themollari që prej korrikut ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po luftonte me vdekjen për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë. I riu mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatën e 14 korrikut në hyrjen e apartamentit të fqinjeve, dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”.

Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Ndërkohë ngjarja po hetohet nga SPAK, për shkak se personi që kanë akuzuar si porositës të vendosjes së tritolit, Nuredin Dumani është i penduar i drejtësisë dhe është hetuar nga SPAK.

Pas ngjarjes, Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, deklaroi në media se me Nuredin Dumanin kishte nisur një romancë në distancë disa kohë më parë. Nga ana tjetër, Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin alias Xhanej i cili u arrestua nga policia rreth një  vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.

Advertisement