Connect with us

Pinknews

Juli e bën Gracianon të ndihet keq: Më merret fryma kur debaton kështu

Debate të ashpra janë transmetuar pasditen e sotme nga shtëpia e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Julin dhe Gracianon.

Graciano është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të famshme i cili akoma nuk ka plotësuar ditën që është pjesë e asaj shtëpie dhe menjëherë është përfshirë në debate me konkurrentët e tjerë

‘Është lojë psikovampirash’- ka thënë Juli, sakaq kjo gjë e ka acaruar Gracianon dhe ka kërkuar një shpjegim më të thellë të kësaj fjale.

‘Psikovampiri është një preson që gjatë një bisede me ty të urtë, të butë , pa sherr, këto gjejnë pikat e tua të dobëta të cilat jo detyrimisht janë për t’u debatuar.’- u shpreh Juli.

‘Kur diskuton kështu më merr frymën’- është shprehur Graciano, sakaq në mënyrë të menjëhershme kthehet Juli: ‘Kjo do të thotë që unë jam duke fituar nëse të marr frymën, kjo është lojë nervash o vëlla’.

Advertisement