Politike
Julian Deda: Jemi shumë të stresuar. Veliaj, pedofil…
Julian Deda: I fundit, o qan, o qesh. Ngrini kokat demokratë se jemi në festë sot. Është ngjarja më e bukur që i ka ndodhur PD tash e 9 vjet. Që mos ta zgjas shumë, unë jam Julian Deda, kam 20 vjet që jam aktor. Unë kam shërbyer se aktorimi ka mision që të shërbejë. Shërbimin e kam parësor në jetën timë. Ajo që do ngulmoja që ne duhet të luftojmë shumë kundër Erion Veliajt si perso, por modelit të tij si politikan. Duhet që t’i sitim mirë këto gjëra kur të shkojmë në bashki. Se njëri nga ne me patjetër do të shkojë në bashki. Secili nga ne këtu, edhe unë si ata, jam njohës i mirë i kontributeve. Ne të gjithë bashkë duhet të zhdukim modelin e Veliaj se është pedofil politik. Del dhe bëheni me nerva, ia nxjerr gruas dhe fëmijëve. Vjen edhe gruaja me nerva. Prandaj ne qeshim sot, se jemi shumë të stresuar. Na shohin sytë shumë shëmti. Qeshim 2 orë në shtëpi, pastaj ikim dhe stresohemi. Vizion kemi ne. E rëndësishme që të besojmë që këto zgjedhje në 14 maj ne do i fitojmë. Po fitova unë të gjithë ju, do iu kem në krahun tim të djathtë, asnjë në të majtin. Primare të mbara.