Connect with us

Sport

Juventus 50-60 mln për Milinkovic-Savic

ITALI– Juventus zgjedh Milinkovic-Savic dhe në janar do të tentojë të transferojë mesfushorin e Lazios. La Gazzetta dello Sport tregon se pas humbjes me Milanin, drejtuesit e Juventusit kërkojnë të hyjnë në merkato për të ndryshuar sezonin, që ka filluar me shumë vështirësi.

Mesfushori serb mund ti japë cilësi në mesfushë Juventusit. Si për cilësitë fizike dhe teknike të padiskutueshme, ashtu edhe për situatën kontraktuale. Futbollistit i skadon kontrata në vitin 2024 dhe klubi lacial nuk dëshiron të humbasë shërbimet e lojtarit me zero.

Presidenti Lotito kërkon 100 milionë euro, por skadimi i kontratës është kaq afër dhe ‘pakti i nderit’ që do të ekzistonte mes presidentit të Lazios dhe serbit mund të ulet ndjeshëm kërkesat.

La Gazzetta dello Sport flet për një ofertë të klubit të Juventusit prej 50-60 milionë me bonuse, por përpara se ta prezantojë do të duhet të sakrifikohet të paktën një lojtar në atë rol dhe emri i parë është ai i ëeston Mc Kennie.Në pritje të rikthimit të Pogbas, Allegri ëndërron të formojë një dyshe në mesfushë me serbin.

Advertisement