Sport
Juventus mposht Lazion dhe pret përballjen me Interin
Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’ mund të jetë i kënaqur me lojtarët e skuadrës së tij pasi mbrëmjen e sotme mposhtën Lazion. Juventus ka kaluar 1-0 në fund të 45 minutave të para në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Allianz’. Në minutën 44, ishte Gleion Bremer që arriti të shënonte gol. Megjithatë, ishte skuadra e Lazios ajo që pati shansin e parë të ndeshjes, me Zaccagni që priti në krye të zonës së rreptësisë dhe tenton të bëjë një goditje me këmbën e djathtë, e cila megjithatë shkon jashtë.
Një minutë më vonë u shfaq edhe skuadra e Allegrit, me Kostic që detyroi Maximianon në një pritje të shkëlqyer me krosim të këmbës së majtë. Biankonerët tentuan sërish me Rabiot, goditja me kokë e të cilit ishte tepër qendrore dhe në minutën e 44-të gjetën golin e hapjes me Bremerin, i cili parashikoi daljen e Maximianos dhe e mposhti me kokë.
Pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve të Lazios, rezultati nuk ndryshoi duke bërë që Juventus të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në gjysmëfinale do të ketë një derbi mes Juventusit dhe Interit që është kualifikuar më herët.