Sport

Juventus njofton transferimin e Filip Kostic

Me një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e tij zyrtare, Juventus ka bërë të ditur shifrat e transferimit të Filip Kostic, i cili mbërriti nga Frankfurt në mënyrë përfundimtare.

“Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Frankfurt për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Filip Kostic kundrejt një shume prej 12 milionë euro, e cila do të paguhet në 3 këste, përveç tarifave ndihmëse, duke përfshirë kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s, deri në maksimumin 1,5 milionë euro.

Gjithashtu, parashikohen vlera deri në maksimumin 3 milionë euro. Juventus ka nënshkruar një kontratë për performancën sportive me lojtarin deri më 30 qeershor 2026”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version