Juventus rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës dhe mund të zbresë një kategori më poshtë, pra në B.
Kështu raportojnë mediat italiane në lidhje me nisjen e një hetimi për llogaritë e klubit të Juventusit të hapura nga UEFA.
Organi i Kontrollit Financiar ka vënë tashmë në letër mundësinë e anulimit të marrëveshjes së nënshkruar në fund të gushtit me Zonjën e Vjetër.
Një hipotezë, pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda. Për shkelje shumë të rënda, do të ishte i mundur edhe përjashtimi nga garat e UEFA-s.
Bëhet gati biruca për Andrea Agnelli-n
Prokuroria Publike e Torinos tani po përshpejton. Madje, është firmosur edhe kërkesa për aktakuzë ndaj Andrea Agnellit dhe 12 personave të tjerë, si dhe ndaj Juves. Përveç ish-presidentit do të ishin Nedved, Paratici, Arrivabene, Re, Bertola, Cerrato, Gabasio, Roncaglio, Vellano, Boschetti dhe Grossi.
Pas bllokimit të dorëheqjes së borditi klubit të Juventusit, tashmë grupi i ngritur i së Drejtës Penale Ekonomike, i përbërë nga zëvendësprokurorët Ciro Santoriello dhe Mario Bendoni dhe zv.prokurori Marco Gianoglio, është gati.
Tashmë gjyqtari do të duhet të caktojë datën e seancës paraprake brenda pesë ditëve
Akuzat
Aktakuza duhet të raportojë atë që ka dalë tashmë më 24 tetor: kontabilitet të rremë dhe komunikime të rreme në merkato. Disa të dyshuar janë akuzuar edhe për veprën penale të deklarimit të rrejshëm përmes përdorimit të faturave për transaksione që nuk ekzistojnë. Megjithatë, pozita e të dyshuarve mund të përkeqësohet pasi muajin e fundit janë shfaqur elementë të tjerë sipas prokurorëve.
Dha dorëheqjen nga Juventusi, Agnelli: Klubi nuk po funksiononte
Një termet i papritur ra në shtëpinë e Juventusit këtë javë, pasi një sërë drejtuesish klubi dhanë dorëheqjen. Një prej tyre, i cili nuk e pa veten në gjendje për të vazhduar punën në Torino ishte Presidenti i bardhezinjve, Andre Agnelli.
“Zgjedhja ka ardhur pas një marrëveshjeje të përbashkët me John Elkann. Juventusi është më i madh se çdo njeri që mund të jetë në krye të tij.
E ardhmja-: “Mbetem tifozi numër një i Juventusit dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asgjë për programet dhe objektivat e skuadrës, një formacion në lartësinë e duhur, që mund të fitojë çdo gjë.
Kam thënë që në vitin 2019 që ky sistem nuk funksiononte dhe duhej rregulluar nga brenda. Duhet ndryshuar” – tha Agnelli pas vendimit.
Juventusi zgjedh presidentin e ri
Gianluca Ferrero do të jetë presidenti i ri i Juventusit. Grupi EXOR, i kontrolluar nga familja Agnelli, në të cilin bën pjesë edhe Juventusi ka vendosur shpejt për postin e presidentit të klubit.
Ferrero ka një karrierë të gjatë në gjirin e kompanive të drejtuara nga familja e madhe Agnelli. Për një kohë të gjatë ai ka mbajtur disa poste si këshilltar i kompanisë, auditor ligjor apo anëtar i bordeve dhe komiteteve të kompanive.
Ferrero ka fituar përvojë të konsiderueshme dhe aftësitë e nevojshme teknike, si dhe ka një pasion të vërtetë për Juventusin, që e bëjnë atë personin më të kualifikuar për të përmbushur këtë rol.
Në vijim Exor do të publikojë listën e plotë të kandidatëve të saj për Bordin e ripërtërirë të Drejtorëve brenda afateve të ligjit. Siç dihet, dje nga drejtimi i Juventusit dhanë dorëheqjen presidenti Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved dhe gjithë kupola drejtuese.
Kush është Gianluca Ferrero?
Gianluca Ferrero lindi në Torino në vitin 1963, u diplomua në Ekonomi në 1988, ai është kryetar i bordit të audituesve ligjorë të Fincantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, P. Fiduciaria, Emilio Editore, Lavaz, Nuo dhe Lifenet. Ai mban pozicionin e auditorit ligjor në Fenera Holding. Ai është nënkryetar i bordit të drejtorëve të Banca del Piemonte dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl.