Sport
Juventusi lëviz në merkato, arrihen dy marrëveshje/ Ja çfarë është finalizuar

Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato. Italianët kanë finalizuar shitjen e Samuel Mbangula te Werder Bremen për 10 milionë euro plus bonuse, ndërsa është arritur marrëveshja me Porton për shkëmbimin mes Alberto Costa dhe Joao Mario.
Drejt largimit është edhe Douglas Luiz, i cili nuk arriti të bindë në sezonin e tij të parë në Torino pas transferimit nga Aston Villa për 60 milionë euro. Klubi italian i ka dhënë dritën jeshile agjentit të lojtarit për të gjetur një destinacion të ri në Premier League.
Aston Villa është përjashtuar si opsion për shkak të kostos së lartë, ndërsa një shkëmbim me Sancho nuk është në planet e Manchester United. Për momentin, Everton dhe West Ham janë në garë, me skuadrën nga Liverpool në avantazh.
Juventusi preferon shitje përfundimtare, por nuk përjashtohet as huazimi për të ulur kostot. Ndërkohë, Federico Gatti do të rinovojë me klubin deri në vitin 2030.

