Connect with us

Sport

Juventusi ‘sparkatë’ Milanit, futet në garë për Granit Xhakën

Juventusi dëshiron të rindërtojë motorin e ekipit të Igor Tudor dhe po shikon Granit Xhakën e Bayer Leverkusen, i cili ishte tashmë në shënjestrën e Milanit në javët e fundit. Revolucioni në mesfushë i një viti më parë nuk ishte i mjaftueshëm dhe ‘Continassa’ është gati të ndryshohet.
“Gazzetta” në Itali bën me dije se “Zonja e Vjetër” kërkon të riformojë mesin e fushës, teksa tre janë emrat e paprekshëm; kapiteni Manuel Locatelli, Khephren Thuram dhe i gjithëanëshmi Ëeston McKennie. Me ëndrrën e drejtorit Damien Comolli që është Sando Tonalli i Neëcastle, paçka se anglezët nuk ulen poshtë 70 milionë eurove, Juve po sheh një lider me kosto të ulët dhe Graniti kushton 15 milionë euro.
Granit Xhaka – Jose Mourinho e donte Xhakën kur ai ishte te Roma, Igli Tare u mor me të në muajt e parë si drejtor sportiv i Milanit. Tani Juventusi po mendon për këtë, me kusht që të gjejë një vend për Douglas Luizin. Xhaka nuk do të ishte një investim për të ardhmen, por një lojtar klasik i aftë për të përmirësuar ata përreth tij dhe rrjedhimisht edhe ekipin. Në Leverkusen ai nuk është i paprekshëm dhe lojtari, pasi ka mbyllur kapitullin e shkëlqyer me Xabi Alonson, do të ishte i intriguar nga një aventurë e re. Për të gjitha këto arsye, ekziston edhe ajo ekonomike: 12-15 milionë mund të jenë të mjaftueshme për të bindur Bayerin të shesë ish-lojtarin e Baselit.

 

Advertisement