Connect with us

Sport

Juventusi turpërohet nga Salernitana, Bologna zyrtarisht në Champions League! Kumbulla shënon

Serie A e futbollit është në raundin e 36-të. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 12:30, me Lazion që mundi 2-0 Empolin dhe siguroi vendin në Europa League për sezonin që vjen. Në 18:00 Juventusi u turpërua 1-1 nga Salernitana, për të marrë barazimin e pestë radhazi. Në 20:45 Atalanta mundi 2-1 Romën në një ndeshje direkte për zonën Champions League. Italia ka tani edhe 4 ekipet e Superkupës në sezonin e ardhshëm: Inter, Milan, Juventus dhe Atalanta. Bologna dhe Juventus zyrtarisht sezonin e ri do jetë pjesë e Champions League.

Në “Olimpico” Lazio u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Empolit. Java e 36-të e Serie A pa në fushë derbin e shqiptarëve, me Hysajn që fitoi kundër Ismajlit dhe Shpendit, ndërsa Berisha ishte i padisponueshëm për shkak lëndimi. Patric dhe Vecino shënuan nga një gol për pjesë, me Lazion që për momentin është në vendin e shtatë me 59 pikë. Empoli me 32 pikë rrezikon mbijetesën. Për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti Ismajli, teksa Shpendi u fut në minutën e 77-të. Ndërkohë Hysaj te Lazio luajti për 90 minuta të plota.

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi në fraksionin e dytë. Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.

‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.

Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.

Serie A, raundi 36-të:

E diel, 12 maj 2024

12:30 Lazio 2-0 Empoli

15:00 Genoa 2-1 Sassuolo

15:00 Verona 1-2 Torino

18:00 Juventus 1-1 Salernitana

20:45 Atalanta 2-1 Roma

Renditja:

Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta mposht 2-1 Romën dhe i merr vendin në Champions League

Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2-1 kundër Romës dhe i merr kështu vendin e pestë që të dërgon në Champions League. Kapiteni i Kombëtares luajti 90 minuta në fushë dhe ishte ndër më të mirët në fushë. De Ketelaere shënoi dopietë për vendasit në pjesën e parë, teksa Pellegrini shkurtoi shifat në pjesën e dytë nga penalltia, por goli në fund shërbeu sa për statistika. Roma mbetet në vendin e gjashtë.GOLAT E NDESHJES (KLIKO)

Juventus hija e vetvetes, Salernitana e rrëzuar në Serie B e barazon 1-1 në Torino

‘I mbyturi të mbyt’, kjo është shprehja që mund t’i shkojë më shumë Juventusit. “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 me Salernitanën në Torino dhe pas javës së 36-të në Serie A humbet vendin e tretë që mbahet nga Bologna. Bardhezinjtë e Allegrit bënë një paraqitje turpëruese para tifozëve të tyre, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi. Goli i Pierozzit në minutën e 27-të vendosi pjesën e parë, ndërsa duhej Rabiot në shtesë (90+2) që Juventusi mos dilte i turpëruar nga fusha.

Marash Kumbulla i pafat, shënon autogol dhe dërgon Sassuolon drejt Serie B

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla e nisi titullar ndeshjen e raundit të 36-të në Serie A mes Genoas dhe Sassuolos. Skuadra e tij, Sassuolo shënoi në pjesën e parë, teksa Genoa përmbysi 2-1 në fraksionin e dytë.Badelj në të 56 vendosi ekuilibrat, para se Marash Kumbulla në të 63 minutë të shënonte në portën e tij. I pafat mbrojtësi, që me devijimin e tij e dërgoi sferën në portën e gabuar. Humbja e mban sërish Sassuolon në zonën e ftohtë dy javë nga fundi i kampionatit, teksa ende kanë shpresa për mos u rrëzuar në Serie B.

Lazio fiton 2-0 ndaj Empolit dhe siguron Europa League, Ismajli dhe Shpendi në fushë

Advertisement