Pinknews
Ka bërë burg/ Rrëfimi i Megi Pojanit
Megi Pojani është një nga personazhet më të komentuara nga mediat rozë dhe në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për eksperiencën në “Dance With Me”, por gjithashtu ka folur si rrallëherë edhe për babain e saj.
Ndër të tjera Megi tregoi se ai ka bërë dhe burg e në rininë e tij ka qenë një djalë shumë rebel. Këtë cilësi e kuptuam nga e paska trashëguar Megi.
“Babai im kur ka qenë në kohën e komunizmit ka bërë edhe burg ordiner. Sepse dilte me pantallona ‘cowboy’ dhe donte të mbante flokët e gjata. Babi im ka qenë një djalë shumë rebel. Fatkeqësia më e madhe ishte që të dënohej në periudhën më të bukur të jetës së tij dhe të mos jetonte shumë gjëra.”
Megi gjithashtu foli edhe se si babai i saj e priti puthjen e saj me balerinën Lori Bala.
“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi…
Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha.”- tha ajo