Connect with us

Kronike

“Ka dëmtime që duhet…”/ Mjeku te Trauma për gjendjen e Çelës dhe të të plagosurve

Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij në Lushnjë, është futur në sallën e operacionit në spitalin e Traumës. Shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi u shpreh se deputeti ka dëmtimeve në pjesën e barkut, por gjendja e tij është stabël.

Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen… Ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë“, kështu tha Bushi

Ndërkaq Bushi është shprehur se edhe i lënduari tjetër nga shpërthimi është në gjendje të stabël.

“Eshtë në sallë duke u operuar, gjendja është stabël”, shtoi ai.

Advertisement