Connect with us

Politike

Ka lidhje me Ilir Metën? Ja pse u paraqit në SPAK, Edmond Haxhinasto

Ish-ministri Edmond Haxhinasto u paraqitet në SPAK këtë të enjte.

Haxhinasto siç raporton gazetarja Anila Hoxha, u pyet për dosjen “Meta”, si ish-ministër i Transportit, për një licencim.

Ai nuk ka preferuar të komentojë për gazetarët arsyen kur ka kaluar pragun e SPAK-ut.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Edmond Haxhinasto është një nga themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, dhe gjatë karrierës së tij ka mbajtur detyra të larta publike si zëvendës ministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë, si dhe zëvendës kryeministër i Shqipërisë.

Së fundmi, nga fragmentet që kanë rrjedhur në media, Edmond Haxhinasto shfaqet dhe në aktet e dosjes kundër Ilir Metës e Monika Kryemadhit në SPAK.

Advertisement