Pinknews
“Ka një boss nga Dubai”/ Clevio nuk i ndahet Xhensilës, ja çfarë thotë këtë herë
Pasi reperi Cllevio doli me një video në Tik-tok, ku akuzonte Xhensilën se ishte ndarë me Besin për shkak të një bosi në Dubai, këngëtarja paralajmëroi se do të merrte masa ligjore.
Pas këtij postimi, ka reaguar Cllevio me anë të një videoje në platformën “TikTok”.
“Ky ka marrë Xhensilën se sa ka bërë një çun dhe i duket se është çuni i vet. Është çuni i Besit ai. Kush e njeh Xhensilën është duke ecur me bodyguard. Besi ka frikë nga bodyguardët, s’ka faj. Xhensila Myrtezaj na kapi frika”, thotë Cllevio.
Kujtojmë se prej disa ditësh, përflitet se marrëdhënia e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, ka marrë fund dhe çifti po shkon drejt divorcit.