Kosova
‘Ka pasur veprime të ngutshme në veri’

Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka thënë se situata në veri është delicate dhe përmendi “disa veprime të ngutshme” dhe duke perifrazuar kryeministrin Albin Kurti, tha se pret që kryetarët e rinj të jenë në shërbim të të gjithëve.
Duke bërë thirrje për “tolerancë dhe përmbajtje”, Rashic tha se “tani duhet t’i ngrijmë pozicionet”.
“Të mendohet ‘outside of the box’ dhe të gjejmë një zgjidhje ku asnjë të mos humbë, pasi askush nuk do të dalë fitues. Unë jam në dispozicion për të gjithë, qeverinë, qytetaret që brenda kapacitetit tim dhe të Ministrisë të gjejmë një zgjidhje ta kalojmë këtë problem që nuk është dashur të ndodhë”, tha Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës.

