Connect with us

Pinknews

Ka patur lidhje me Valbonën? Jozi sqaron njëherë e mirë raportin me banoren e “BBV”

Joz Marku ka disa javë që është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania 4. Kjo pas një deklarate të rëndë që bëri në drejtim të banorit të këtij formati, Gjestit.

E tani ka qenë i pranishëm në disa studio televizive, ku ka folur për të gjitha gjërat brenda. Mes tjerash ka sqaruar marrëdhënien që ka me konkurrenten Valbona Mhilli.

“Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër. Njiheshim pak, pastaj aty në shtëpi jemi afruar, ka kontribuar në qëndrimin tim në shtëpi”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Neve na lidh një shok i përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin”.

Valbona nga ana tjetër një herë tha se Jozi njihet me vëllezërit e saj, e më pas me disa shokë, duke lënë hapësirë të komentohet më shumë ky raport.

Advertisement