Connect with us

Kosova

Ka rrezik për Kosovën…/ Bytyçi ndërlidh zhvillimet e fundit në Ukrainë me veriun

Profesor Enver Bytyçi ka bërë një koment në lidhje me luftën në Ukrainë. Për këtë gjë, ai tregoi se cila është mundësia për të rivendosur paqen në atje, si edhe përmendi njohjen e ankesimit të Krimesë dhe disa pjesëve tjera në favor të Rusisë.

Më tej, ai zhvillimet mes Ukrainë e Rusisë, si dhe qasjen e ndërkombëtarëve ndaj kësaj lufte, i ndërlidhi edhe me Kosovën.

Bytyçi paralajmëroi rrezik për Kosovën, teksa u shpreh se puna që është bërë në veri është një avanazh i padiskutushëm për Kosoven.

“Ajo që ka ndodhur këto pesë vitet e fundit në veri të Kosovës dhe shtrirja e sovranitetit faktik të shtetit në atë pjesë të vendit është avantazh i padiskutueshëm që të parandaloje ate që mund të ndodhë me Ukrainën. Por kjo nuk mjafton. Lidershipi politik duhet t’u japë garanci qytetarëve se janë e do të jenë zot të të gjithë territorit të vendit. Këtë duhet ta bëjë jo vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Kosova është në kulmin e fushatës elektorale dhe ka rastin ta dëshmojë veten në progamet politike, se sa janë të angazhuar dhe si do ta realizojnë në mënyrë përfundimtare shtetësinë në çdo metër katëror të territorit! Kjo është sfida e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Edhe kësaj radhe votohet për shtetësinë dhe sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës” – ka shkruar ndër të tjera profesori

“Duket qartë se paqja në Ukrainë do të vijë duke e njohur aneksimin e Krimesë dhe ndoshta të pjesëve lindore të saj në favor të Rusisë. Po tentohet të njihen pushtimet ruse. Gjithashtu po shkohet drejt statusit të neutralitetit të Ukrainës së mbetur, çka do të thotë se Rusia do ta ketë dorën e lirë të ndikojë në sistemin politik dhe organizimin e brendshëm të Ukrainës. Europa po hesht. Amerika e Donald Trump kërkon paqe të shpejtë. Paqja e shpejtë është paqe e imponuar! Imponimi pas tri vitesh luftë dhe gjakderdhje është tragjedi për njërën palë, ukrainasit dhe fitore për agresorin rus” – ka theksuar Enver Bytyci

 

Advertisement