Aktualitet
Kadastra e Vlorës kallëzon 8 zyrtarë, legalizuan objektin duke cenuar xhaminë
Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar penalisht 8 zyrtarë të saj në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mbi ta rëndon akuza “Për shpërdorim detyre”, pasi akuzohet se kanë legalizuar një objekt duke cënuar një xhami. Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman, ndaj dhe përfunduan në SPAK.
Të kallëzuarit janë:
Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë
Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë
Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë
Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit të hartografisë
Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë-protokollit ASHK Vlorë
Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë
Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë
Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë