Connect with us

Politike

Kadilli: Berisha, shkollë politike e kapërcyer. Vret të ardhmen e PD

Fatbardh Kadilli  tha se me Sali Berishën nuk ka një alternativë, duke theksuar se ndarja e tij me kreun demokrat nuk ka lidhje me shpalljen e tij “non grata”, por pikërisht me faktin se nuk përbën alternativë.

Kadilli tha se sot njerëzit marrin vendimet e tyre politike, janë të lirë, nëse duan të bëjnë një parti le ta bëjnë.

“Unë ndarjen me Berishën nuk e kam se është non grata, nuk e kam nëse ka apo jo vulë. Unë ia kam thënë Berishës mos u kthe në krye të partisë se vret të ardhmen, është një shkollë politike e kapërcyer”, tha Kadilli.

Advertisement