Connect with us

Politike

Kadilli: Opozita ka humbur misionin e saj, bëjnë sikur janë në luftë me mazhorancën

Deputeti Fatbardh Kadilli ka folur lidhur me gjendjen e opozitës aktualisht dhe ngjarjet e regjistruara në Kuvendin e Shqipërisë. Në çfarë rezultati po shkon ajo pjesë e opozitës që sillet në atë mënyrë në parlament?

“Është shndërruar në një opozitë guerrile, është shndërruar në një opozitë radikale, është me zgjedhje kjo gjë, sepsë pavarësisht arrogancës e abuzimit të mazhorancës që injoron të paktën kërkesat për Komisionet Hetimore Parlamentare, opozita ka pasur gjithë kohën e mjaftueshme dhe mjetet që ta ndjekë në rrugë institucionalë, të kërkojë në Gjykatë Kushtetuese interpretim”, tha ai duke nënvizuar se opozita nuk zgjedhë këtë rrugë, por atë që e shndërron në guerrile, duke theksuar se kjo nuk i shkon një partie që lindi mbi parime demokratike.

“Në këtë pikë duket se axhenda e kapërcen çështjen e funksionimit të parlamentit, është e ndërthurrur padiskutim edhe me me elementë që lidhen me hetimet e SPAK-ut dhe nga elemente që kanë të bëjnë me ballafaqimin  jo vetëm të opozitës, por të gjithë klasës politike sot, me sistemin e drejtësisë”, tha ai. “Të dyja palët duket sikur janë në luftë, por janë bashkë”, nënvizon ai në një intervistë. Shumë janë të bindur se kjo sjellje vjen pasi ato që nxisin të tilla sjellje nuk mund të organizojnë protesta, ju si e mendoni këtë?
“Është e dukshme, sepse nuk mundet që revolucioni të ndodhi në gotën e parlamentit, furtunë në gotë nuk ka. Po të kishte nevojë për revolucion shoqëria shqiptare do kishte shpërthyer, nuk do priste që të shkonte zoti Berisha të kapej me duar me gardistët”, thotë ai, duke nënvizuar se disa deputetë tentojnë të ‘futen në zemrat’ e fanatikëve të Berishës duke ndjekur atë përmes kësaj sjelljeje edhe pse më herët e akuzonin për vrasje.
“Të dyja palët kanë falimentuar, kanë shteruar politikisht dhe nuk thonë asgjë të re. Mua më kujtojnë fundin e një epoke, fundin e epokës së komunizmit”, thotë ai.

Nga ana tjetër, deputetët në radhët e Bashës janë thuajse të mekur përpara qeverisë dhe situatës në opozitë, disa mendojnë se opozita është e pashpresë, si mendoni ju?

“Opozita në fakt ka dalë nga misioni i saj”, thotë ai duke iu referuar të gjitha pjesëve të opozitës. “Çfarë është qëllimi i radikalizimit? Që çdo gjë tjetër të mos duket opozitare, të duket sikur opozitë është vetëm ky që i vë zjarrin tavolinave të parlamentit, të tjerët të mos duken opozitarë. Jo, ata janë kundërshtarë të pushtetit. Sot ne kemi ish-qeverinë që është kthyer në antiqeveri”, tha ai.

Advertisement