Connect with us

Kosova

Kaja Kallas HEQ MASAT kundër Kosovës/ Diplomati kroat jep lajmin e pabesueshëm për Kurtin

Davor Ivo Stier, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian largimin e masave të pandrejta kundër Kosovës, duke thënë se ky hap është i domosdoshëm për të rikthyer balancën në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo nuk është e drejtë dhe ky ka qenë qëndrimi i Parlamentit Evropian, i cili ka qenë i qartë që në fillim. Nuk mund të kemi një qasje jo të balancuar kundrejt Serbisë dhe Kosovës, pra nuk duhen masa të tilla ndaj Kosovës që nuk janë ndërmarrë as ndaj Serbisë pavarësisht sulmit në Banjskë”, ka deklaruar ish-kryediplomati kroat.

Steir ka theksuar se Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ndan të njëjtin opinon. Paraardhësi i Kallasit, Josep Borrell, ka rekomanduar largimin e masave ndëshkuese kundër Kosovës muaj më parë, por shtetet anëtare akoma nuk kanë vepruar në bazë të raportit të ish-shefit të diplomacisë evropiane.

“Rekomandimet tona kërkojnë sërish që Bashkimi Evropian të heqë menjëherë çdo masë të vendosur ndaj Kosovës sepse ne duam të kemi një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj të dyja vendeve ngase ndryshe nuk mund të këtë normalizim të marrëdhënieve. Mund të them se edhe Kallasi ndan të njëjtin opinion”, ka shtuar Davor Ivo Stier

Kujtojme se BE-ja ka vendosur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e territorit të banuar me shumicë serbe. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve kosovare për largimin e tyre, dhe rekomandimeve të ligjvënësve e diplomatëve evropianë, shtetet anëtare akoma nuk janë pajtuar.

Advertisement